Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje palëve të përfshira në procesin zgjedhor, që të mos pengojnë gazetarët për raportim.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.
AGK thekson se çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë.
Më tutje institucioni rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.