​Osmani ka një kërkesë pas dështimit të softuerit të KQZ-së

Aktuale

​Osmani ka një kërkesë pas dështimit të softuerit të KQZ-së

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 23:44
Vjosa Osmani

Presidenca e Republikës së Kosovës nëpërmjet një deklarate për media ka përgëzuar qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

“Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat