Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nga rezultatet në terren nga komisionarët dhe vëzhguesit kjo parti ka marrë mbi 18 për qind, ndonëse ka shtuar se rezultati nuk është siç kanë pritur.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media sonte, ku ka bërë të ditur rezultatet sipas të dhënave të kësaj partie.
"Tani ato që do duhej të bënte KQZ nuk është bërë me kohë po e bëjmë ne si LDK. Dua të shpalos rezultatet përfundimtare që janë marrë nga komisionarët, nuk janë të përfshira votat e mërgatës dhe me kusht.
Sipas numërimeve të votave nga komisionarët dhe vëzhguesve tanë, LDK ka marrë 18.14 për qind ose 158 mijë, Vetëvendosje 38.9 për qind, PDK 21.84 për qind, Koalicioni AAK-NISMA-Intelektualët-Ideal 7 për qind, Koalicioni për Familjen 1.5 për qind", tha Abdixhiku.