Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se PDK në këtë komunë ka marrë 19 mijë vota apo mbi 71 për qind.
“Sipas shënimeve që disponojmë nga raportet e ardhura nga udhëheqësit e qendrave të votimit, në komunën e Drenasit, sot, kanë votuar 26.800 qytetarë, nga këto vota, mbi 19.000 vota janë për PDK-në, apo mbi 71%”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë se ky numër i votuesve është lajm i mirë nga Drenasi, derisa ka shtuar se u “rikonfirmua që Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK’së”.
“Faleminderit, jam krenar me qytetarët kampion të komunës kampion. Ky numër i votuesve është lajmi i mirë nga Drenasi. Për këtë dalje të votuesve, dua të falënderoj shefat e shtabeve zgjedhore në nëndegë, anëtarët e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së, anëtarët e Kryesisë së Degës dhe kandidatët për deputet. Përkushtimi i degës për këtë arritje, ka filluar moti, hap pas hapi, ofruam bashkëpunim të plotë për vizionin Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër dhe krijuam kushte për fushatë të suksesshme duke qenë gjithëpërfshirëse. Pjesëmarrja në fushatë zgjedhore, ka qenë me rreth 10.000 qytetarë me 44 takime zgjedhore. Falënderoj çdo qytetar që doli te kutitë e votimit, në veçanti ata që e rikonfirmuan Drenasin bastion të pathyeshëm të PDK-së. Drenasi është zemra e Kosovës!”, ka thënë Lladrovci.