Në një intervistë live për Euronews Albania nga Prishtina, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka shprehur shqetësimet e tij për situatën politike në Kosovë.
Ai theksoi se situata mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se në vitin 2026, qeveria e Kosovës mund të mos ketë numrat e nevojshëm për të zgjedhur presidentin e ri.
“Në vitin 2026 do të jemi në zgjedhje të parakohshme, pasi Kurti nuk do të mund ta zgjedhë presidentin e Kosovës dhe në këto kushte, asnjëra nga partitë nuk do të mund të formojë qeverinë me 61 deputetë dhe nëse nuk do të përfshihen subjekte politike të komunitetit serb.
Sipas Shalës Kosova mund të përjetojë pasoja të rënda politike, duke përmendur si shembull rastin e Bullgarisë, e cila brenda një periudhe dyvjeçare ka kaluar në shtatë palë zgjedhje.
“Çështjet janë shumë komplekse dhe mund të kemi pasoja që të përfundojmë si Bullgaria ku brenda një periudhe dyvjeçare u zhvilluan 7 palë zgjedhje”, tha Shala.