Befason Halil Geci, thotë se LVV duhet të bëj koalicion me këtë parti!

Aktuale

Befason Halil Geci, thotë se LVV duhet të bëj koalicion me këtë parti!

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 07:04
Halil Geci

Halil Geci ka reaguar sërish në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, derisa bëri një parashikim, ku tha se koalicioni qeverisës duhet të jetë LVV-AAK.

Ai tregoi se beson vlerëson se duhet të jetë kështu, e që sipas tij, ndikojnë disa aspekte.

“Besoj se koalicioni midis Vetëvendosjes, AAK-së dhe minoriteteve përfaqëson zgjedhjen e duhur për situatën me të cilën përballemi sot. Këto zgjedhje, të kryera me maturi dhe pa eksces, kanë dhënë një shembull të fuqishëm për Ballkanin, besa dhe për komunitetin ndërkombëtar”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

KOALICIONI I ARDHSHMES: VETËVENDOSJA, AAK DHE MINORITETET – ZGJEDHJA PËR KOSOVËN E VËRTETË

Nëse VV-ja nuk është në gjendje të veprojë vetvetiu, atëherë ky koalicion me AAK-n do të ishte zgjedhja e duhur.

Sipas disa analizave të exit poll-eve dhe studimeve politike, Vetëvendosja ka dalë fituese me mbi 43% të votave, një rezultat që meriton urimet e përzemërta.

Megjithatë, ky rezultat sipas exit poll-ve u arrit në një kontekst kompleks, i mbushur me sfida dhe kundërshtime, duke përfshirë ndikimet nga Rusia, Serbia dhe tensionet e brendshme në spektrin politik.

Është interesante të theksohet se, nëse do të kishte fituar ndonjë nga partitë tjera opozitare, për shkak të natyrës së rezultateve, pa dyshim Prishtina do të kishte qenë mbushur me festime, përfshirë edhe bashkëpunimet të papritura me Listën Serbe dhe Vuçiçin.

Nga kjo situatë, i drejtohem drejtpërdrejt zotit Kurti që të fillojë një dialog konstruktiv për bashkëpunim me AAK-në dhe përfshirjen e plotë të minoriteteve, ashtu siç është shfaqur më parë, me qëllim formimin e qeverisë që populli ka pritur me dëshirë të madhe.

Edhe nëse Vetëvendosja do të kishte arritur mbi 50% të votave, përtej suksesit të saj, do të ishte thelbësore që të arrihej një kualicion strategjik me AAK-në për t’i studjuar marrëveshjet paraprake dhe për t’i studjuar se cilat nga këto marrëveshje nuk e prekun sovranitetin e vendit.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi me Ramush Haradinajn konsiderohet i domosdoshëm, duke evidentuar se ai nuk përfaqëson elementët e asaj që konsiderohet si tradhti politike në të kaluarën.

Nga ana tjetër, marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe këtë e di mirë edhe Kryeministri. Kryeministri Kurti është përpjekur me gjithë forcën e tij t’i amortizojë këto marrëveshje, por marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara me institucione legjitime nuk mund t’i anulojë askush.

Prandaj, unë mendoj se një koalicion mes VV-së dhe PDK-së do të kapitalizonte marrëveshjet që vetë PDK-ja i ka nënshkruar. Sepse tradhtitë ndaj vendit mund t’i kapitalizojnë vetëm ata që i kanë nënshkruar ato!

Për këto arsye, është thelbësore që Vetëvendosja të krijojë një koalicion strategjik me AAK-në. Fakti që partitë LDK dhe PDK, përmes marrëveshjeve të tyre të caktuara, kanë dëmtuar interesat kombëtare, thekson nevojën për një aleancë të re.

Besoj se koalicioni midis Vetëvendosjes, AAK-së dhe minoriteteve përfaqëson zgjedhjen e duhur për situatën me të cilën përballemi sot. Këto zgjedhje, të kryera me maturi dhe pa eksces, kanë dhënë një shembull të fuqishëm për Ballkanin, besa dhe për komunitetin ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat