DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe

Aktuale

DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 08:09
Nenad Rashiq

Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, partia e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6 për qind të votave në nivel vendi dhe kjo i mjafton që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Komuniteti serb i ka të rezervuara 10 ulëse në Kuvend.

Deri tash, Lista Serbe vazhdimisht i ka pasur të 10 ulëset e rezervuara.

Mbetet të shihen rezultatet preliminare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat