Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i cili ka vëzhguar procesin zgjedhor në Kosovë do të mbajë konferencë për media të hënën.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet nga ora 14:00 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë
Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), kanë qëndruar në Prishtinë për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas KQZ-së procesi zgjedhor në Kosovë ka qenë i rregullt. Pjesmarrja në zgjedhje ka qenë 40.59%.