Presidentja Osmani udhëton drejt Parisit me ftesë të Macronit

Aktuale

Presidentja Osmani udhëton drejt Parisit me ftesë të Macronit

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 09:57
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Parisit me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Macronit, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat