​Këto janë rezultatet e partive në Gjilan, krahasuar me vitin 2021

Aktuale

​Këto janë rezultatet e partive në Gjilan, krahasuar me vitin 2021

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet parlamentare të 09 shkurtit 2025 në Komunën Gjilanit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 40.46 për qind e qytetarëve.

Në Gjilan sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.54 për qind. Krahasuar me rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti ketë 65.21 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Gjilan ka arritur ti marr 17.06 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 11.68 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Gjilan ka arritur ti marr 21.73 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 15.15 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas rezultateve preliminare ka arritur ti marr 2.73 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 2.82 për qind.

Këto të dhëna preliminare janë publikuar në orën 09:51. Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat