“Triumfi i Kurtit dhe dështimi i opozitës së bashkuar”

Aktuale

“Triumfi i Kurtit dhe dështimi i opozitës së bashkuar”

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 10:54
Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dalë me një shkrim në Facebook, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Kjo familje, rezultatet e 9 shkurtit i ka cilësuar si një triumf të Kurtit e LVV-së, derisa tha se ishin një dështim i opozitës së bashkuar, përcjell “Bota sot”.

Ajo tha se “kjo fitore nuk ishte vetëm numerike, por edhe një triumf kundër strukturave të fshehta-parapolitike që për vite me radhë kanë manipuluar opinionin publik dhe proceset demokratike në vend”.

Shkrimi i plotë

Triumfi i Kurtit dhe dështimi i opozitës së bashkuar

-Zgjedhjet e 9 shkurtit shënuan një moment kyç për skenën politike në Kosovë. Pavarësisht propagandës me ethe të opozitës, e cila gjatë gjithë fushatës pretendonte një fitore të sigurt, rezultatet dëshmuan të kundërtën.

-Një fitore e thellë dhe masive e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje u konfirmua, me daten 9 Shkurt 2025.

-Kjo fitore nuk ishte vetëm numerike, por edhe një triumf kundër strukturave të fshehta-parapolitike që për vite me radhë kanë manipuluar opinionin publik dhe proceset demokratike në vend.

-Gjatë fushatës zgjedhore, u pa qartë se grupet kriminale, të maskuara si media, gazetarë dhe opinionistë, ishin të angazhuara për të ndërtuar një narrativë të rreme mbi suksesin e opozitës.

-Këto grupe u ndihmuan nga rrjete të errëta brenda dhe jashtë vendit, përfshirë figura qesharake dhe pa autoritet si Rik Grenelli, i dekoruari i Serbisë, i cili në koordinim me faktorë të caktuar në Kosovë tentoi të ndikonte në zgjedhjet e 9 shkurtit.

-Por përpjekjet e tij dhe të atyre që qëndronin prapa kësaj loje të rrezikshme u shembën me fuqinë e votës popullore.

-Përkundër pretendimeve të opozitës se mbështetja për ta ishte e madhe, qytetarët e Kosovës treguan qartë se nuk janë të gatshëm t’u besojnë atyre që nuk janë reformuar dhe që vazhdojnë të ndjekin rrugët e vjetra të manipulimit dhe korrupsionit.

-Një nga opozitarët e vegjël, pavarësisht rezultateve të paqarta per ate dhe pragut të diskutueshëm, shpalli një fitore të paqenë, duke e dëshmuar edhe një herë shkëputjen e tyre nga realiteti politik.

-Kjo fitore e Kurtit nuk është thjesht një mandat i tretë për qeverisje, por një vulosje e forcës së tij për të çmontuar strukturat kriminale të maskuara, të cilat për vite me radhë kanë punuar kundër interesave të Kosovës.

-Me këtë rezultat, Kosova forcon integritetin e saj politik, sovranitetin territorial dhe procesin e shtetndërtimit.

-Lumir Abdixhiku dhe të tjerët brenda LDK-së duhet ta kenë të qartë se ata që u pozicionuan si mbështetës të tyre, përfshirë gazetarët-hibride dhe opinionistët e infiltruar, nuk e ndihmuan LDK-në për fitore, por për humbje.

 -Këta aktorë nuk janë asgjë më shumë se vazhdimi i linjës së Hashim Thaçit, i cili e solli partinë e Ibrahim Rugovës në këtë derexhe.

-Nëse LDK dëshiron një rikthim të vërtetë, duhet të heqë dorë nga rrugët e vjetra të bashkëpunimit me struktura kriminale dhe të distancohet nga ndikimet e huaja që kërkojnë ta mbajnë Kosovën të dobët dhe të manipuluar.

-Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin më shumë se një fitore për Vetëvendosjen – ato ishin një konfirmim i vullnetit të qytetarëve për të mos lejuar kthimin e së kaluarës.

-Për të gjithë ata që besonin se populli do të binte pre e mashtrimeve, përgjigjja ishte e qartë: Kosova ka zgjedhur progresin dhe integritetin, duke shënuar kështu një kapitull të ri në historinë e saj politike.

-Me këto zgjedhje u vërtetua dhe konfirmua se Albin Kurtit nuk i duhet Ibrahim Rugova as Adem Jashari për të fituar zgjedhjet.

-Ai tashmë ka konfirmuar fuqishëm identitetin e tij politik, duke dëshmuar se rrugëtimi i tij është i pacenueshëm dhe i konfirmuar nga kjo fitore historike e 9 shkurtit.

-Sot mund te konstatojme seKosova ka vetëm dy liderë me identitete politike: Ibrahim Rugovën dhe tani Albin Kurtin.

-Të tjerët jane   vetëm aktorë politikë, të cilët kurrë nuk kanë mundur të formohen si liderë karizmatikë me identitet të pavarur politik.

-Urime Z. Albin Kurti Fitorja e 9 Shkurtit 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat