​Këto janë rezultatet e partive në Pejë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

Aktuale

​Këto janë rezultatet e partive në Pejë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet parlamentare të 09 shkurtit 2025 në Komunën Pejë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 35.45 për qind e qytetarëve.

Në Pejë sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.49 për qind. Krahasuar me rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti ketë 50.51 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Pejë ka arritur ti marr 10.09 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 9.12 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Pejë ka arritur ti marr 27.99 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 18.32 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas rezultateve preliminare ka arritur ti marr 12.70 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 14.43 për qind.

Këto të dhëna preliminare janë publikuar në orën 10:19. Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat