Lumir Abdixhiku pas zgjedhjeve: Krenar për LDK-në, por ndryshimi kërkon më shumë angazhim

Aktuale

Lumir Abdixhiku pas zgjedhjeve: Krenar për LDK-në, por ndryshimi kërkon më shumë angazhim

Nga: M.L. Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 11:43
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, falënderoi të gjithë votuesit për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se kjo mbështetje ishte një nder për Lidhjen dhe demokracinë e Kosovës. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për veprimtarët e LDK-së, të cilët punuan me përkushtim dhe emocion gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Punuam mbarë. Ecëm drejtë. Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë,” shkruan Abdixhiku.

Ai thekson me krenari rrugëtimin e bërë deri tani.

Megjithatë, Abdixhiku  pranon se, pavarësisht rritjes së partisë, kjo nuk është e mjaftueshme për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në Republikë, duke shprehur një ndjenjë keqardhje për këtë fakt.

Kryetari i LDK-së u shpreh optimist, duke shtuar se, pavarësisht sfidave, do të ketë dritë përpara. Ai përfundoi duke theksuar se numërimi i votave të mbetura, përfshirë ato nga mërgata, është ende në proces dhe se, pas përfundimit të këtij procesi, LDK do të ofrojë qëndrimet e saj politike.

Postimi i plotë:

Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!

Punuam mbarë.

Ecëm drejtë.

Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.

Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!

E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.

Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak - dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë - dhe për këtë ndjejë keqardhje.

Pavarësisht të gjithave,

Do të ketë dritë!

Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat