Çun Lajçi ka shkruar ka uruar Kosovën pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje.
Ai ka thënë se shumë e kanë kritikuar për mështetjen që i ka dhënë Kurtit, por që “Tani si do t’i lëpini gjithë ato fjalë të pista që më çuat dhuratë për katër vjet rresht, kur e kuptuat se ky djaloshi s’është as Kurtoviq, as Alpin, as Bin, as malazez, as spiun serbi, por shqiptar si të gjithë ne të tjerët?”
Postimi i plotë:
Sot nuk fitoi VV, nuk humbi PDK as LDK, por fitoi Kosova! Gëzohuni.
Unë, rebeli plak që zgjohem me gjelat e parë, kur sorrat zbresin në parkun e Dardanisë për t’i mbushur gushat e vogla dhe qentë, me bishtin ndër kofshë të ngrirë nga nata e dimrit, dalin të kërkojnë ndonjë asht të hedhur nga dritaret e pallateve, s’po ta uroj fitoren Ty që e dije se do t'fitoje e do ta vazhdoje punën e lënë përgjysmë dhe as mua, që e njoh mirë popullin tim.
Por ...
Urimet po i nis derë më derë për ata që s’besonin në sinqeritetin e letrave që i shkruaja, ata që pa pushim më shanin e më kërcënonin, madje më thërrisnin me emra kafshësh duke brohoritur; - Alpini kurrë më s'do t'fitoi!. Atyre po iu them: – Tani si do t’i lëpini gjithë ato fjalë të pista që më çuat dhuratë për katër vjet rresht, kur e kuptuat se ky djaloshi s’është as Kurtoviq, as Alpin, as Bin, as malazez, as spiun serbi, por shqiptar si të gjithë ne të tjerët?
Tani, si do ti queni vëllezërit tuaj, ata që e votuan cep më cep, sepse tani po thonë edhe zyrtarisht, se cep më cep fitoi shejtani të cilin e gjuejtët me gurë!
Por ...
Si gjithmonë, shqiptari rrallë e përmall e pranon fitorën e tjetrit, se është mësuar ta kërkoi qimen në vetë e pulës: Ja do t'thonë; - fitoi por jo 500 mijë zemra!
Unë s’isha as budalla, as matuf, as i çmendur, as i shitur, as i paguar që shkruaja për fitoren e tij. Sepse e dija se ky popull nuk dëshiron më që dhelprat të kthehen në kotecin e pulave, as hajnat në koshin e drithit. S’e duron më ky popull korrupsionin, dhunën, mashtrimin. Duan dije, duan jetë dinjitoze në shtetin ku liria u fitua me gjak.
Unë, rebeli plak që zgjohem me gjelat e parë, dua t’ju them: – Duajeni njeriun tuaj më shumë se të huajin. Besojeni njeriun tuaj jo t'huajin. Dhe frikohuni kur i huaji futet mes thoit e mishit, "për të mirën e kombit"! I huaji mbetët i huaj, dhe i yti gjithmonë i yti!
Urime, shqiptarë! Sot nuk fitoi VV, nuk humbi PDK as LDK, por fitoi Kosova, ndaj gëzohuni!
Hipni në qerren e Albinit, që të mos vonohemi në realizimin e detyrave që i premtuam këtij populli!
10.02.2025