Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai në një konferencë për media pohoi se megjithatë do ta vazhdojnë këtë rugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare.
Ndërsa la falënderouar strukturat e koalicionitAAK-Nisma dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e një gare jo të lehtë.
“Gara ka qenë e ashpër. Jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën fituese. Pranoj që rezultati nuk është mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë unë dhe Aleanca në këtë rezultat i cili nuk është i mirë dhe i cili për fat të keq nuk është i mjaftueshëm me ndihmu Kosovën në këto procese që kemi para vetës.
Por ajo që është e vërteë dhe që nuk ndryshon, ne do ta vazhdojmë këtë rugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë në të cilen jemi. Kisha pas dëshirë që Kosova ta ketë një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatëe vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet, e cila edhe pse pas katër viteve qeverisje nuk arriti t’i mbajë votat e veta por i humbi një numër të konsiderueshëm të votave të qytetarëve që besoj që është një porosi për ne të tjerët që duhet ta avzhdojmë rrugen tonë për ta ndryshuar qeverinë e vendit e cila sic kam deklaru është shkaktare e shumë apsoave si në planine brendshëm dhe atë të jashtëm”, ka thënë Haradinaj.