Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e pranon rezultatin zgjedhor, ndonëse nuk është i kënaqur me këtë rezultat.
“E pranoj se gara ka qenë e ashpër, u jam mirënjohës votuesve që kanë votuar koalicionin Kosova Fituese. E pranoj se rezultati nuk është i mirë nuk jam i kënaqur më këtë rezultat. Gjithsesi që do të reflektojmë pas këtij rezultati. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, kisha pasur dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës”, tha Haradinaj.
Ai ka theksuar se do të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në.
“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.