“VV-ja pavarësisht sulmeve, doli e suksesshme - PDK-ja në rënie, LDK-ja po ngjitet dhe AAK-ja seriozisht i ka gjasat me kalu nën prag”

Aktuale

“VV-ja pavarësisht sulmeve, doli e suksesshme - PDK-ja në rënie, LDK-ja po ngjitet dhe AAK-ja seriozisht i ka gjasat me kalu nën prag”

Nga: A.SH Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 13:01
Albin Kurti

Pas fitores së Lëvzjes Vetëvendojse, analisti Krenar Shala, ka bërë një analizë se si duhet vepruar pas zgjedhjeve.

Sipas tij, VV-ja ka dalë shumë e suksesshme në këto zgjedhje pavarësisht se të gjithë ishin kundër saj.

“VV-ja e kalon pragun për me e formu qeverinë e vetme. Për punën e Presidentit që duhet me u zgjedhë në vitin e ardhshëm, nuk bon me bo koalicion, se me koalicion duhet me e nda gjysën e kulaqit. Populli nuk ka votu për me e nda kulaqin. Presidentin duhet me ia dhonë njërës prej partive opozitare, pa marrëveshje koalicioni”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Shkojmë tash me ni analizë:

- Vjosa ka ndiku pak me ra VV-ja, qysh osht pritë;

- Përkundër ksaj, VV-ja ka dalë shumë e suksesshme në këto zgjedhje duke e marrë parasysh që pjesën dërrmuse të mediave i ka pasë kundër, Edi Ramën kundër, Serbinë me bandat e saj kundër, masnej vështirësitë e pushtetit (votusit kanë pasë pritje të mdhaja, përfshirë edhe disa dështime gjatë qeverisjes) edhe krejt elita politike ndërkombëtare tu qenë kundër;

- VV-ja e kalon pragun për me e formu qeverinë e vetme. Për punën e Presidentit që duhet me u zgjedhë në vitin e ardhshëm, nuk bon me bo koalicion, se me koalicion duhet me e nda gjysën e kulaqit. Populli nuk ka votu për me e nda kulaqin. Presidentin duhet me ia dhonë njërës prej partive opozitare, pa marrëveshje koalicioni;

- AAK-ja gjasat i ka shumë t’mdhaja mos me kalu pragun, qysh e kom parashiku. Tash kur priten edhe votat e mërgatës, prej të cilave dikun 75% i merr VV-ja, AAK-ja seriozisht i ka gjasat me kalu nën prag. Që i bie, edhe gjysmën e votave të AAK-së me i kalu VV-së;

- Me PDK-në ia kom huqë rrast. Nuk kom pritë që kjo parti ka me u rritë. Pritjet i kom pasë që ka me arritë me i rujt votat e veta që i ka fitu në zgjedhjet e kalume. Ni parti që e ka humbë rrugën, edhe tu mos pas bombona me ju dhonë njerzve për shkak të qenurit në opozitë, befasi shumë e madhe osht që u rritë! Bravo i koftë!;

- LDK-ja osht pritë që i kthen nja 5% të votave që nuk u konë Vjosa në zgjedhje. Lumiri nuk e di a duhet me dhonë dorëheqje, për dy arsye: së pari për shkak se nuk ka faj që elita e vjetër e partisë e ka pru partinë në 12% dhe së dyti sepse partia me të ka shënu rritje dhe se aty nuk ka antar me ma shumë potencial se Lumiri.

Prap populli e dëshmoi që osht shumë i meqëm duke tregu kulturë t’naltë demokratike. Hallall t’koftë popull!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat