Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Haradinaj ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përshkushtim.
‘’Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Aleancës.Me mirënjohje të madhe, ju falënderoj për besimin dhe përkushtimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Mbështetja dhe angazhimi juaj kanë qenë forca jonë kryesore.Çdo individ që dha kontributin e tij me përkushtim dhe vendosmëri, ju jeni zemra dhe shpirti i kësaj force politike. Faleminderit për çdo votë, për çdo përkrahje dhe për çdo angazhim! Së bashku do të vazhdojmë, na presin shumë punë’’, ka shkruar Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka shtuar se Kosova duhet parë si një tërësi, dhe kështu do të mbetet në zemrat tona./Indeksonline/