Policia kryen kontroll në motelin ‘Boss’ në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, gjen armë ilegale

Aktuale

Policia kryen kontroll në motelin ‘Boss’ në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, gjen armë ilegale

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë. Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre, duke mbajtur armë në lokale, qendra e hapësira të ndryshme.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në një motel në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Shkabaj.

Media mëson se bëhet fjalë për motelin ‘Boss’, ku një njësi policore ka kryer kontroll dhe si rezultat kanë gjetur një armë zjarri në recepsionin e motelit.

I dyshuari që posedonte armën është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa kutia me armë është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat