Në disa qendra të numërimit në Kosovë ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave, ndërsa, rënia e serverit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ndodhi mbrëmë ka cenuar votën e qytetarëve.
Kështu është shprehur drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, Kenan Gashi i cili tha se dje (e diel) qytetarët dhe subjektet politike në Kosovës kanë treguar maturi.
Gashi: Rënia e serverit të KQZ-së e ka cenuar procesin zgjedhor
“Në momentin që nuk kemi një proces të sigurt rrezikohet mundësia apo krijohen dyshimet që mund të ketë manipulime në të dhëna në futjen e të dhënave dhe vlerësimi i të dhënave me gjendjen faktike të tyre....Një proces shumë i rëndësishëm siç është procesi zgjedhor edhe mos funksionimi dhe rënia e serverëve e cenon të drejtën për transparencë dhe llogaridhënie dhe rrezikon këtë proces me pas një stabilitet dhe siguri më të madhe. Është cenim drejtpërdrejtë i votës të qytetarëve”, tha Gashi.
Gashi u shpreh se ndërrimi i qendrave të votimit, mungesa e tabelave ndihmëse kanë qenë disa nga telashet që e kanë përcjell procesin e djeshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.
Sipas tij në disa qendra të numërimit në Kosovë nuk ka filluar numërimi i votave.
Gashi: Administrimi i çështjeve logjistike ka pas telashe
“Rasti i administrimit të çështjeve logjistike kemi shumë ankesa, për shkak se qytetari iu ka ndërruar vendvotimi i tyre, nuk ka pas tabela ndihmëse...Është shumë demokratik edhe transparent për shkak të problemeve aty këtu rastet administrative në këtë rast logjistike. Njëra prej shqetësimeve që vazhdon të jetë është mos funksionimi i serverëve të KQZ-së si në aktin e fundit të numërimit të votave edhe të disa qendrave të numërimit aktualisht në Kosovë nuk kanë filluar punën të numëroj siç parashihet me ligj të ri dhe kjo është një prej shqetësimeve që vazhdon të jetë“, theksoi ai.
Nga të dhënat në terren, drejtori i Rrjetit të OJQ-ve “AVONET”, u shpreh se në listat votuese janë identifikuar emrat e disa qytetarëve që kanë qenë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Ai nënvizon se dyshimet për ngjyrën materikuluese është më shumë një telash teknik.
Gashi: Disa qytetarë që kanë votuar në diasporë janë gjetur në listat zgjedhore
“Disa qytetarë që kanë votuar në diasporë janë gjendur në listat e votuesve në Kosovë. Kjo është një çështje tjetër që ka rrjedh në proces edhe të atyre që kanë vdekur dhe nuk janë pastruar lista...Për rastin e ngjyrave çështje teknike që besoj që ka ndryshuar modelin nuk mundet më një qytetarë me votua dy herë nëse emri i tij ka figuruar se ka marr kahun e një veprimi të tillë....Problemi kryesor ka qenë në rastin e KQZ-së për shkak se nuk është e përgatitur në aspektin logjistik e keni vërejtur që edhe për çështjen e kamerave, por edhe për çështjen e serverëve që nuk ka qenë stabil nuk kanë garantuar sigurinë e tillë. Kjo është prej shqetësimeve që i kemi në aspektin logjistik”, u shpreh Gashi.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 janë numëruar 94.4 për qind. Po prinë Lëvizja Vetëvendosje me 41.14 për qind, e pasuar nga PDK me 22.42 për qind, LDK me 17.66 për qind dhe AAK-NISMA me 7.48 për qind.
Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit sipas KQZ-së është 40.59 për qind, ose 799,954.