​Hamza flet për koalicionin e mundshëm me VV: Opozita mund ta bëjë qeverinë e re

Aktuale

​Hamza flet për koalicionin e mundshëm me VV: Opozita mund ta bëjë qeverinë e re

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në të cilën falënderoi qytetarët për besimin e dhënë kësaj partie në votimet e djeshme.

Hamza tha se Vetëvendosje ka shënuar rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa hodhi poshtë mundësinë që PDK-ja të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Ne nuk do të përfshihemi në një asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Hamza, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka program politik dhe nxiti urrejtje.

“Opozita mund ta bëjë qeverinë e re, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat