Kryeministri i Spanjës e uron Kurtin për fitoren

Aktuale

Kryeministri i Spanjës e uron Kurtin për fitoren

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:04
Pedro Sánchez

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai i ka dërguar Kurtit një letër, në të cilen thuhet se "Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen"..

Letra e z. Sánchez në shqip:

I nderuar Kryeministër Kurti,

Në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen.

Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj.

Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në këtë rrugëtim dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm.

Me përshëndetje vëllazërore,

Pedro Sánchez

President i Internacionales Socialiste

Image
Letra
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat