Përpiluesi i Kushtetutës, profesor Mazllum Baraliu ka treguar nëse mund të krijohet një qeveri me votat e pakicës.
“Potencialisht mund të bëhet një qeveri, por qeveria mund të jetë e pakicës, që mund të ketë mbi 61 deputetë. Nuk është një qeveri me bazë të gjerë”, tha Baraliu.
Ndërkaq, ai shtoi se edhe opozita nëse unifikohen mund ta krijojnë një qeveri.
“Nëse partia e parë nuk arrinë ta krijojë qeverinë, atëherë partia e dytë fituese me kushtetutë përmes presidentes mund t’i jepet mandati dhe ta krijojë qeverinë. Por edhe ajo e pakicës”, tha Baraliu.
Derisa, Barliu shtoi se në rezultatet zgjedhore votat e diasporës mund të rrisin rezultatin nga 2 dhe 3 përqind.