Fahri Balaj tregon momentet e fundit me vëllain e tij, Mon Balaj

Aktuale

Fahri Balaj tregon momentet e fundit me vëllain e tij, Mon Balaj

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:45
Fahri Balaj

Kujtimet për vëllain i ka te freskëta sikur sot.

Fahri Balaj, kujton momentin e fundit që kishte me Mon Balaj ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, para se të del në demostratën e 10 shkurtit të vitit 2007 që e organizoi partia që i përkiste.

27 vjeçari, u nis i buzëqeshur në organizimin që mbeti i vrarë para 18 viteve.

“Ishte momenti kur mori rrugën për të dal tek autobusi e më pas për të marrë rrugën për Prishtinë me gjasë e kishte rrugëtimin e fundit të tij fizikisht në mesin tonë. E kujtojë që Mani për nga natyra ka qenë shumë më i ngrysur se të gjithë ne por atë ditë ka shkuar shumë i buzëqeshur-Me të kuptuar rastin më sillet ndër mend edhe një gjë që të gjithë oborrin e kishte shikuar me një farë dashamirësie më shumë se herëve të tjera që neve si familjarë më vonë mbase ka dashur edhe me u përshëndet me atë që e ka pas të veten”, ka deklaruar Fahri Balaj -vëllai i Mon Balaj.

Vëllai  e përshkruan në detaje, dëshirën e madhe që kishte i ndjeri për atdheun dhe popullin  e tij.

“Mbaj mend kur më ka thënë pas luftës po sikur mos të kishe treguar se je pjesëtar i UÇK– së, e kjo ishte para se me dal UÇK në uniform se unë kam qenë të njëjtën kohë  pjesëtar i  UÇK-së thotë kurrë për jetë nuk t’kisha fol  sikur mos te kisha ditë më herët që je pjesëtar i UÇK– së domethënë aq ka qenë i vendosur që një vit të dytë apo tretë e kam njoftuar që ne po merremi më këto aktivitete”.

Tek varri i Mon Balaj në Podujevë homazhe bëri edhe kryeministri Kurti njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me kabinetin e tij.

Pasi përfunduan homazhet këtu u nisën për në Prishtinë tek Buleveradi “Nënë Tereza”, për të bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e Mon Balaj dhe Arbën Xheladnit, i cili po ashtu ishte vrarë në demonstratën e vitit 2007.

Deklarata nuk dhanë, por për këtë përvjetor kanë shkruar në rrjetin social Facebook.

“Më 10 shkurt 2007, pikërisht 18 vjet më parë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, bashkë me mijëra demonstrues të tjerë, marshuan paqësisht kundër padrejtësive të Pakos së Ahtisaarit. Sot, 18 vjet më vonë, ende mungon drejtësia për Arben Xheladinin dhe Mon Balajn. Megjithatë, kërkesa jonë për drejtësi nuk do të ndalet kurrë, sepse ajo është e pandashme nga liria dhe vetëvendosja e popullit të Kosovës”.

Të dy këta aktivistë mbetën të vrare pasi u qëlluan me plumba gome nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat