Kaq vota ka marrë kandidati i vetëm i pavarur për deputet, prej numërimit të 98 përqind
58 vjeçari nga Prizreni, Fatmir Bytyqi i vetmi kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë 316 vota.
Ky rezultat është prej numërimit të 98.74% të votave.
Përkthyer në përqindje, Bytyqi ka marrë 0.04% të votave.