Ja kur do të nisë numërimi i votave të kandidatëve për deputet

Aktuale

Ja kur do të nisë numërimi i votave të kandidatëve për deputet

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 19:07
Ilustrim

Më 9 shkurt 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nesër në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha për KosovaPress, se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me rregulloren zgjedhore të KQZ-së do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat