Vjen nga qyteti i Mitrovicës.
Por, vota më shumë se Bedri Hamza në këtë qytet, mori kundërkandidati i tij për kryeministër, Albin Kurti.
Partia e drejtuar nga ky i fundit, mori plot 56% të votave të qytetarëve të Mitrovicës së Jugut.
Ndërsa e dyta, sipas KQZ-së, doli Partia Demokratike e Kosovës me 30%.
E Vetëvendosje, doli e para edhe në komunën e udhëhequr nga Përparim Rama i LDK-së.
Në kryeqytet, VV moti 46% të votave, ndërsa LDK doli e dyta me 25%.
Vetëvendosje doli e para edhe në Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Podujevë.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ruajti bastionet e saj.
Në Skenderaj e Drenas, PDK doli e para me 76% dhe 74% të votave.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e fitoi as edhe një komunë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve natyrisht që është LDK, fituesja, përkundër asaj që po tentojnë të relaviztojnë disa nga akterët politik apo opinion bërësit s’ka fare dilemë që është LVV, e njëjta e ka konfirmuar mbështetjen masovike të qytetarëve”, ka deklaruar analisti politik, Selam Shkodra.
Shkodra tregon se a po thyhen bastionet politike në vitin 2025?
“Tashmë shihet qartë që partia politike nuk mund të mbijetoj në skenën politike në rast që nuk kanë programe dhe nuk janë gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar. Të gjitha subjektet politike që kanë ardhur nga provincat dhe kanë pasur organizime provinciale dhe programe të tilla, praktikisht në këtë cikël zgjedhor e kanë marrë mesazhin që nuk mund të mbijetojnë në skenën politike”.
Ndërkohë, koalicioni AAK-NISMA doli fituese në Deçan, Junik e Malishevë.