Mësohet se sa deputet do t’i ketë Vetëvendosja në Kuvend

Aktuale

Mësohet se sa deputet do t’i ketë Vetëvendosja në Kuvend

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 21:59
Ilustrim

Numrimi i votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit është afër përfundimit, shkruan "Bota sot".

Eugen Canolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka treguar ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare.

Postimi i plotë:

Tashmë që rezultatet e vendvotimeve të rregullta në Kosovë pothuajse janë përfundimtare, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është:

 1. LVV – 47 deputetë

 2. PDK – 25 deputetë

 3. LDK – 20 deputetë

 4. AAK – 8 deputetë

Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal.

Derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara). Specifikisht:

 • Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë.

 • Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë.

 • Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate.

Përndryshe, votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat