Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve pas numërimit të mbi 99 të votave.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është renditur e para në 21 komuna të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe koalicioni AAK-Nisma kanë dalë të parët në tre komuna secila, derisa LDK nuk është renditur si forcë e parë politike në asnjë komunë.
Në nivel vendi, LVV kryeson me 339,350 vota, që përbën 40.83% të votave.
PDK është e dyta me 184,087 vota (22.15%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 146,241 vota (17.59%).
Koalicioni AAK-Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët ka marrë 62,066 vota (7.47%).
Komunat ku LVV është e para:
Gjakovë: 19,151 vota (47.78%)
Gjilan: 22,565 vota (51.73%)
Dragash: 2,873 vota (26.39%)
Istog: 6,215 vota (35.21%)
Kaçanik: 8,296 vota (52.29%)
Fushë Kosovë: 10,471 vota (45.75%)
Kamenicë: 7,465 vota (52.72%)
Mitrovicë e Jugut: 18,879 vota (56.38%)
Lipjan: 11,242 vota (38.07%)
Obiliq: 6,278 vota (48.61%)
Rahovec: 8,175 vota (38.82%)
Pejë: 17,978 vota (41.37%)
Podujevë: 20,390 vota (49.60%)
Prishtinë: 54,696 vota (46.91%)
Prizren: 26,981 vota (40.67%)
Shtime: 6,275 vota (46.54%)
Suharekë: 8,898 vota (34.27%)
Ferizaj: 28,673 vota (50.97%)
Viti: 9,623 vota (49.87%)
Vushtrri: 17,725 vota (52.59%)
Han i Elezit: 2,022 vota (50.14%)
Komunat ku PDK është e para:
Skenderaj: 16,527 vota (77.29%)
Drenas: 19,014 vota (74.62%)
Klinë: 4,248 vota (27.34%)
Komunat ku AAK-Nisma është e para:
Deçan: 6,999 vota (50.46%)
Junik: 6,999 vota (50.46%)
Malishevë: 8,100 vota (37.75%)
KQZ thekson se këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 janë të gjashtat që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.