Shkodra: Të priten afatet ligjore për formimin e qeverisë, opozita mos të ekzaltohet

Aktuale

Shkodra: Të priten afatet ligjore për formimin e qeverisë, opozita mos të ekzaltohet

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 06:32
Njohësi çështjeve politike Selam Shkodra

Njohësi çështjeve politike Selam Shkodra, ka thënë se liderët e partive opozitare duhet të presin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Siç ka thënë ai disa prej  tyre në kokat e tyre kanë filluar se do të bëhen kryetar Kuvendi apo kryeministër,që siç ka thënë ai nuk duhet të ekzaltohen.

“Ka një numër të njerëzve që po ekzaltohen, duke përfshirë edhe liderët opozitarë, që i kanë preh dhëmbët me ka 17-18% për t’i marrë frenat për të qeverisë me vendin dhe mendoj se është një ekzaltim i hershëm. Diferenca është e madhe duhet pritur afatet ligjor”, ka thënë Shkodra në emisionin “InfoNata”.

Shkodra ka thënë se deklarimet e partive opozitare se janë fituese të këtyre zgjedhjeve janë vetëmashtrim.

Ai ka thënë se dallimi mes partisë së parë dhe të dytë është 20% .

“Partia në pushtet ka 47 deputetë dhe ky numër mund të ndryshojë kur të përfundojnë  I gjithë numërimi dhe të shkojë deri ë 50 mandate. Është një mundësi që edhe një mandate e ka fituar edhe partia e Nenad Rashiq dhe pjesa tjetër e komuniteteve, votat në kuotat sipas Kushtetutës mund të arrihen”, ka thënë Shkodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat