Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që mbahet në Paris.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.
“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.
Në këtë udhëtim zyrtar, Osmani është shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, i cili do të jetë pjesë e organizmit që bën zonja e parë e Francës, Brigitte Macron.