​Këto janë gjobat e PZAP-së më 9 shkurt për disa parti politike

Aktuale

​Këto janë gjobat e PZAP-së më 9 shkurt për disa parti politike

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 9 shkurt ka publikuar disa gjoba që ka shqiptuar shkaku i ankesave të bëra nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimeve të publikuara, dy gjoba i ka marr Lëvizja Vetëvendosje shkaku i ankesave të Lidhjes Demokratike, derisa një gjobë e ka marr Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas ankesës së LVV-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 6 mijë euro pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka drejtuar ankesë me pretendimin se në një tubim politik në një kafene, kandidati i LVV-Guxo Faton Peci ka përmendur LDK-në.

LVV poashtu është gjobitur në vlerë prej 2 mijë euro pas ankesës së LDK-së për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku pretendohet se kanë marrë pjesë edhe fëmijë.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gjobitur në vlerë 3 mijë euro pas ankesës së Vetëvendosjes.

Shkak ka qenë një takim i kryetarit të Suharekës, njëherësh kandidatit për deputet Bali Muharremaj me punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat