Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka publikuar një vide-sekuecë nga një paraqitje live e gazetarit Berat Buzhala, të cilit “padashje” i ka dalë në sfond një bisedë në whatsap me Petrit Selimin e PDK-së.
Aty shihet një bisedë e Buzhales me Petrit Selimin, të cilët aranzhojnë takime e bëjnë llogari për një koalicion të mundshëm ndërmjet PDK-së e LDK-së.
Madje përmenden emra të kryeministrave opsional si Bedri Hamza, Vlora Çitaku si edhe ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/11/auto_Bildschirmfoto-2025-02-11-um-12.37.561739274108.jpg)
Sipas Manxhukës së VV-së, këto janë negociatat që po zhvillohen në sfond nga "Klubi i Stërvjetëruar" me atë "Hibrid".
“Është më evidente se kurrë ajo çfarë vazhdimisht kemi thënë. Këta janë nyje të lidhur dhe në siklet se po humbin privilegjet e 20 vjeçarit.
Nga Gresa Caka te Bedri Hamza, nga Rukiqi te Vlora Ç. Këto janë negociatat që po zhvillohen në sfond nga Klubi i Stërvjetëruar me atë Hibrid”, shkruan ai.