“LVV pritet të marrë shumicën e votave të diasporës”, analisti: Koalicioni me LDK më i mundshmi

Aktuale

“LVV pritet të marrë shumicën e votave të diasporës”, analisti: Koalicioni me LDK më i mundshmi

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 13:13
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Asnjë parti politike nuk ka mundur të marrë shumicën e votave për të formuar e vetme qeverinë e re në Kosovë.

Me të gjitha votat e numëruara përveç atyre të diasporës dhe atyre me kusht, vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti kryeson me rreth 41% të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17% të votave.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi për të folur për rezultatin e zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme mes partive ishte analisti Agim Krasniqi.

Zoti Krasniqi tha se një koalicion i mundshëm është ai mes LVV dhe LKD, koalicion i cili do të merrte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Intervista e plotë

-Cilat janë të rejat më të fundit nëse numërimi ka shkuar drejt fundit?

Krasniqi: Sipas rezultateve, përqindja për subjeket politke është po ajo. LVV megjithëse ka dalë fituese nuk ka arritur një shumicë të nevojshme për të kryer një qeverisje e vetme.

-Cilat janë shanset për një koalicon, me cilat parti do të ishte më e mundshme të bënte koalicon?

Krasniqi: Ende nuk janë numëruar votat e diasporës sepse aty pritet që LVV të marrë shumicën e tyre. Numri i deputetëve do të rritej dhe aty do të krijohej mundësia për një matematikë se me cilin subjekt politik do të duhej të krijohej qeveria duke pasur parasysh që do duhet të krijohet një qeveri e qëndrueshme dhe në zgjedhjet e presidentit, që priten në vitin e ardhshëm, mos të mungojnë numrat. Nëse nuk i sigurojnë numrat për zgjedhjen e presidentit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

-Cili është perceptimi më i përhapur politik në Prishtinë me numërimin e votave të diasporës. Si do të konfigurohet definitivisht harta e ulëseve të parlamentit?

Krasniqi: Opsioni më i qëndrueshëm do të ishte koalicioni me LVV dhe LDK-së pasi do të siguronte një shumicë të qartë dhe do të kishte mbështetje nga partnerët perëndimorë. Suksesin e këtij koalicioni e përcakton edhe mënyra se si do të negociohen postet kryesore qeveritare dhe nëse të dyja palët do të arrijnë të ndërtojnë një besim të ndërsjelltë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat