Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi ka bërë një reagim në lidhje me rezultatet zgjedhore.
Ai në një postim në Facebook ka publikar një grafikë me votat e LVV-së në disa qytet ku ka marrë 50 për qind të votave.
Lajçi hodhi dyshime mbi numërimin e votave, ku ndër të tjera tha se “si është e mundur t’avullohen 100 mijë vota, kur gati e gjithë Kosova të paska votuar!?”.
E për këtë kërkoi reagim të Kurtit, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Albin
Po e shikoj ket tabelë dhe po e pyes vetën; - si është e mundur t’avullohen 100 mijë vota, kur gati e gjithë Kosova të paska votuar!?
Tani po i drejtohem VV-së, - pse heshtni?
Pse nuk iu brenë dyshimi për ate që ndodhi në KQZ me numërimin digjital?!
Pse nuk kërkoni rinumërim të votave kur tan Kosova iu paska votuar!?
Albin
Ti nganjëherë ngutësh me ca fjalë që s’thuhen, por tani pse ngadalësohesh me reagimin e dyshimin?! Ke obligim ndaj votuesve ti kërkosh se ku mbetën votat e tyre e jo të mbyllësh në guacën e VV-së?
Unë vetëm thash; - po e pyes vetën e po befasohem me tabelën e qyteteve që ti dha votat, kaq!