Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) ende nuk ka përfunduar 100 për qind numërimin e rezultateve preliminare online. Edhe 21 qendra të votimit në disa komuna të Kosovës ende nuk ka përfunduar ky proces. Ndonëse KQZ-ja nuk është përgjigjur për KosovaPress lidhur me vonimin e procesimit të numërimit edhe në këto qendra. Megjithatë sipas KQZ-së deri në orën 19:10, (mbrëm kur ishte rezultati i fundit) ishin numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533.
Sipas KQZ-së në sistemin online, Komuna e Gjilanit ka edhe tetë qendra të vendvotimit pa numëruar, Komuna e Leposaviqit nuk ka përfunduar edhe tri Qendra të vendvotimeve. Podujevë ka edhe ka edhe një qendër të votimit pa numëruar, Komuna e Mitrovicës ka po ashtu edhe një Qendër të Votimit pa numëruar. Po ashtu Peja edhe një qendre të votimit pa numëruar. tim
Edhe Komuna e Deçanit nuk ka përfunduar ende, ka edhe një Qendër të votimit pa numëruar.
Prizreni edhe dy Qendra të votimit nuk ka numëruar, e Shtërpcës edhe një Qendër të votimit e ka të pa numëruar. Po ashu edhe në Pejë ka mbetur edhe një Qendër e votimit pa numëruar, si dhe në komunën e Klinës kanë mbetur pa edhe dy Qendra të votimit pa numëruar.
KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.