Komisioni për rekrutimin e gjyqtarëve i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka publikuar listën e 21 kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin për gjyqtarë të rinj.
Nga 21 kandidat janë përzgjedhur 13 kandidate femra dhe 8 kandidatë meshkuj.
Lista është si në vijim:
Adolin Alijaj
Amar Hoxha
Fiton Haklaj
Bujar Xhosha
Floridin Osmanaj
Hyra Duraj
Majlinda Xhema-Avdiu
Besart Prishtina
Nazif Fetahu
Rona Reshtani-Myfti
Gentiana Krasniqi
Fitore Hasani-Ismajli
Nazmie Maxharri-Paca
Bionda Rexhepi
Fjolla Osmani-Elezaj
Besarta Sejdiu
Blenda Gashi
Olumbie Haliti
Djellza Lukaj
Fatjona Bekteshi-Barku
Gramos Zekaj
Kandidatët e pakënaqur me rezultat kanë të drejtë ankesë në afat prej 3 ditësh.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi ka monitoruar në tërësi të gjithë procesin e intervistave me gojë që janë zhvilluar nga data 13 janar 2025 që kan zgjatur deri me 10 shkurt 2025.
Intervistës i janë nënshtruar në total 65 kandidat, ndërkaq 3 prej tyre janë tërhequr nga gara
Intervistat janë zhvilluar para Komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj-kryetar i Komisionit, dhe anëtarët, Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadiku dhe Ahmet Imami.
Ndryshe, “Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi” më 15 nëntor 2024, ka raportuar për 67 kandidatë që kishin kaluar me sukses testin me shkrim për 21 pozita për gjyqtarë.
Gjithashtu “Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi” ka monitoruar procesin me shkrim në fushën penale më 9 nëntor, dhe atë civile më 10 nëntor 2024.