Lidhja Demokratike e Kosovës ka befasuar në këto zgjedhje edhe pse ka pasur një ngritje të lehtë por jo të kënaqshme.
Ramazan Bekteshi, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Çikago, Illinois dhe Koordinator i degëve të LDK-së për SHBA e Kanada, gjatë viteve të ’90, ka thënë se me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, LDK ra në ligën e tretë nga liga e parë që ishte për 16 vite rresht.
“Me sundimin e Isës LDK-ja u vërshua nga refugjatë, muhaxhirë e disidente-ë të partive tjera që e kishin humbur rrugët në partitë respektive ku dhe u ‘ngritën’.”
Tutje, ai kritikon edhe Abdixhikun, për të cilin thotë se “teposhtëza e Lumirit të LDK-së filloi kur ai ftoi Ramën që të jetë bajraktar në ‘dasmën’ e LDK-së, afrimi me një mik të Serbisë, armik i Presidentit Rugova”
Shkrimi pa ndërhyrje:
Me Lumirin LDK-ja e vazhdon kampionatin në Ligën e tretë
Kampionja apsolute e Ligës së parë, LDK, gjatë vieve të 90-ta dhe deri në ndërrimin jetë të Presidenti historik, ishte një yll shprese i Kosovës në sendertimin e lirisë dhe pavarësisë. Ajo për 16 vite rresht s’dinte për humbje, biles edhe atëherë, pas lufte, kur e gjithë bota mendonte se do të bie në Ligën e dytë, ajo si feniksi u ngrirt dhe udhëhoqi vendin deri në pavarësi.
Me ardhjen e I. Mustafës në krye të LDK-së, ajo kaloi në Ligë të II-të e pastaj edhe të III-të, duke i numëruar disfatat rresht, pa asnje fitore të vetme. Me sundimin e Isës LDK-ja u vërshua nga refugjatë, muhaxhirë e disidente-ë të partive tjera që e kishin humbur rrugët në partitë respektive ku dhe u ‘ngritën’. Lumiri, dishepulli i Isës, ashtu si dhe Hoti, që i solli Isa si përforcim për ta ruajtur pushtetin. Por fati i tyre s’ishte më i mirë se i Isës. Pastaj, Lumiri solli sa-Kicën si perforcim, por ajo me gojën e mprehtë dhe jo tradicionale të LDK-së sikur ia preu krahët LDK-së drejtë disfatës së radhës.
Lumiri, fillimin e karierës e kishte të vrullshme, ishte ministri më i sukseshem i qeverisë Kurti I, fitoi komunën e Prishtinës, me një emër të ri e premtues, që dorën në zemer, të tre kandidatet për kreun e Prishtinës ishin të mirë dhe patën një garë xhentëlmenësh, por edhe fal VV-së që hyri në garë me duartë në xhepa, ashtu si Isa dikur. LDK-ja e fitoi Prishtinën dhe gjithashtu pati ndikim kryesor në zgjedhjen e presidentes.
Kur pritej që Lumiri ta konsolidoj partinë, ai me prurjet e reja e shnëdrroi partinë në nje grindavece, derisa vetëvetja i dukej se është një yll, një debatues i shkelqyeshëm, dhe i kërkonte mejdan Kurtit në TV ‘stanicat’ që ai ishte i favorizuar, por duke harruar se ai ishte vetëm një lojtar i Ligës së tretë dhe kërkonte të sfidoj Kurtin, një lojtar i ligave nderkombetare.
Teposhtëza e Lumirit të LDK-së filloi kur ai ftoi Ramën që të jetë bajraktar në ‘dasmën’ e LDK-së, afrimi me një mik të Serbisë, armik i Presidentit Rugova, krijuesit të Ballkanit të hapur, autorit të ‘tokës së askujtë’, mikut të atyre që duan ta ndajnë Kosovën, dhe largimi i fotografisë së Presidentit Rugova mund të kenë qenë faktor në largimin e një pjese apo të bashkimit të elektoratit të LDK-së që pritej që t’i rikthehej asaj.
Menaxhimi i fushatës elektorale të LDK-së nga Lumiri dukej epike, e zhurmshme, me shumë krekosje e salltanet, se LDK-ja po kthehej, me billborde anemanë Kosovës dhe me fotografi në cdo pesë metra të rrugëve të Prishtinës. Me një logjistikë efikase të transportit dhe reciklimit të aderuesve të LDK-së në cdo tubim, me salla plot, linte pershtypje se aderuesit e LDK-së po ktheheshin masovikisht në djepin e saj.
Por e gjithë kjo ishte një mashtrim cinik i vetëvetes të përkrahur edhe nga një zhurmaxhi mediatik që PR-in e ka profesion dhe e bënë me shejtanllëk e me stil, pavarësisht se e verteta është tjetërfare, e ky ishte B. Buzhala, që tubimin e fundit të LDK-së e shpalli si më të madhin pas lufte në Prishtinë, që ishte një mashtrim, sepse dita e nesërme do t’i nxirrte të gjitha të palarat në shesh.
Lumiri ia zgjati vetëvetes muajin e mjaltit për gati katër vite, por, pas kësaj humbje të radhës fillojnë stuhitë e reja të partisë që është dërrmuar duke qenë vazale e një partie tjetër dhe duke mos lënë asnjë shenjë se kjo ishte partia e të madhit Rugova që s’dinte për humbje në kohë më të vështira se këto sot.
Ramazan Bekteshi, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Çikago, Illinois dhe Koordinator i degëve të LDK-së për SHBA e Kanada, 1990-2000.