Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga KiE, Nathalie Loiseau, ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve, duke theksuar se dita e zgjedhjeve nw Kosovw ishte e qetë dhe se “votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira”. Ajo shtoi se këto janë sinjale pozitive që tregojnë përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
Në një konferencë për media, Loiseau ka thënë po ashtu se deklaratat e emisarit të Administratës Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ku kritikoi kryeministrin aktual Albin Kurtin, ‘mund të përshkruhet si me diçka me ton jo shumë diplomatik’.
Derisa ka shprehur shqetësimin e saj për gjuhen negative nga partia aktuale në pushtet, LVV kundër mediave dhe gjyqësorit. Loiseau nënvizoi se duhet të ketë transparencë të plotë për ato që nuk po shkojnë si duhet, derisa ka folur për vështirësitë gjatë fazës së numërimit.
“Në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qete dhe votuesit kishin mundësi të votonin me kushte të mira. Këto janë sinjale që qytetarët janë të përkushtuar ndaj demokracisë...Numërimi akoma nuk ka filluar në qendrat komunale të numërimit...Fazat kritike të procesit zgjedhor ende mbeten për t’u zhvilluar, përderisa vëzhguesit tanë kanë vlerësuar votimin në përgjithësi si pozitiv, vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë të dukshme gjatë fazës së numërimit. Ne kemi vëzhguar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pasur sfida sa i përket punësimit, trajnimit dhe prokurimit. Kjo mund të ketë shkaktuar vonesa të konsiderueshme të cilat tani janë të pamohueshme. Duhet të ketë transparencë të plotë për ato gjëra nuk po shkojnë si duhet dhe pse. Zgjedhjet, përfshirë edhe në ditën e zgjedhjeve kanë qenë të qeta pa ndonjë incident të dukshëm. Fushata ishte mjaft konkurruese, megjithatë polarizimi dhe ndarja e thellë ishte evidente në retoriken e ashpër të fushatës. Ka pluralitet në listën e vendvotimeve, përfshirë edhe nga komunitet jo shumicë të cilat dua t’i theksoi, por edhe resurse me qasjen në media qojnë në mungesën e një terreni të barabartë”, deklaroi Loiseau.
Para gazetarëve, derisa foli për procesin zgjedhor, ajo ka thënë se gjatë bashkëbisedimit disa raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit, duke shtuar se kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritur nga Serbia.
Derisa shqetësuese ka thënë për mediat se mbetët gjuha negative nga partia në pushtet.
“Numri i partive të serbëve të Kosovës mund të shihet si diçka pozitive, por prioriteti i mirëfilltë politik është ende larg. Grupet zgjedhore duhet të mbesin të pavarura nga ndikimet politike, megjithatë, ne kemi parë raste të politizimit të komisionit qendror të zgjedhjeve gjatë procesit zgjedhor. Kemi vërejture një shqetësim, bllokimin e KPM-së i cili ja pamundësoj atij të marrë ndonjë vendim gjatë fushatës. Në anën tjetër paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, PZAP është përballur me një vëllim të madh të rasteve dhe demonstroi aftësinë e tij për të marrë vendime të shpejta. Ne kemi vërejtur me brengosje gjuhen negative nga partia në pushtet kundër medias dhe gjyqësorit. Bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve po ashtu ka kontribuuar në uljen e mundësive për votuesit që të bëjnë zgjedhje të mira dhe të informuara. Megjithatë, transmetuesit kanë dhënë kohë të barabartë për të gjitha partitë, por kjo nuk është shfrytëzuar nga të gjithë. Fushata në komunat kosovare me shumicë serbe ishte më e përmbajtur krahasuar me komunat tjera. Shumë bashkëbiseduese raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit dhe kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritur nga Serbia”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, Loiseau ka përmendur edhe deklaratat e emisarit special të SHBA-ve, Richard Grenell, sipas saj, “të njëjtat mund të përshkruhen si me diçka me ton jo shumë diplomatik”.
“Po ashtu kemi qenë dëshmitar të ndërhyrjeve nga emisari special i SHBA-ve, Richard Grenell në mediat sociale ku kritikoi kryeministrin Kurti, kjo mund të përshkruhet si me diçka me ton jo shumë diplomatik. Sa i përket pjesëmarrjes së grave, legjislacioni i Kosovës duhet të harmonizohet më tej. Kuota aktuale është respektuar, por nuk ka quar në përmirësim të dukshëm të numrit të grave, kandidate për më tej. Votimi jashtë Kosovës pati përmirësime, por votimi në ambasada u përdor për herë të parë. Ne do të vazhdojmë vëzhgimin tonë deri ën fund të tërë procesit zgjedhor”, nënvizoi Loiseau.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 9 shkurt.