Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Aktuale

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 17:07
Berisha, Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se Fatmir Limaj mund t’ia kthejë shpinën Ramush Haradinajt, dhe t’i bashkohet Albin Kurtit, nëse këtij të fundit i duhen numra për ta formuar qeverinë e ardhshme.

“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat”, tha Lladrovci.

Madje ai tha se vazhdon ti qëndrojë prapa kësaj deklarate.

“Kjo deklaratë është publike dhe nuk kam nevojë të shtoj as të heq gjë. Unë, kam dhënë opinionin tim, duke theksuar pikëpamjen për zhvillimet e ardhshme politike rreth mundësisë së krijimit të qeverisë së re. I qëndroj këtij opinioni, nëse do të më demantojë e ardhmja për këtë opinion, do të jetë më mirë”, ka thënë Lladrovci.

Lidhur me këtë deklaratë, kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “Lladrovci po luan rolin e Burdushit”.

“Akademik Ramiz Lladrovci po e luan rolin e Burdushit me këto deklarata, andaj de nuk mund të biem në nivelin e tij me komentu ëndrrat e tij”, ka thënë shkurt Berisha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat