Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka treguar se si po shkon procesi i numërimit të votave për deputetët.
Cakolli theksoi se nga ora 16:00 ka nisur një lloj improvizimi nga KQZ dhe shtoi se në bazë të ligjit votat është dashur të numërohen qysh dje.
“Në orën 16:00 ka nisur një lloj improvizimi nga KQZ, për shkak se ka pasur vonesa që i kanë tejkaluar edhe afatet ligjore. Në bazë të ligjit është dashur që KQZ këtë proces ta nis qysh dje në orën 8 të mëngjesit”, tha Cakolli.
Ndërkaq, ai bëri të ditur se numërimi ka nisur vetëm në 4 komuna, ndërsa në 34 të tjera nuk ka nisur ende.