Pamje ku për pak nisi përplasja fizike mes komisionerëve në sallën “1 Tetori”

Aktuale

Pamje ku për pak nisi përplasja fizike mes komisionerëve në sallën “1 Tetori”

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Komisionerët e VV-së për pak nuk janë përplasur me ata të LDK-së për një votë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Përplasja fillimisht nisi si verbale, ndërsa në një moment komisionerët u shtyn mes vete, ku më pas ndërhyri policia.

E tërë përplasja verbale nisi për një votë, ku komisionerët e VV-së kërkuan që ajo të mos numërohej si e rregullt, ndërsa ata të LDK-së kërkuan që ata të llogaritej si e rregullt.

Ndryshe, në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, numërimi i votave për kandidatë për deputetë ka nisur me rreth tre orë e gjysmë vonesë për shkak të problemeve teknike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat