Për sa kohë duhet formuar qeveria e re?

Aktuale

Për sa kohë duhet formuar qeveria e re?

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 20:53
Qeveria

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk japin sinjale që ndonjëra prej partive politike në vend mund të formoj qeverinë e vetme.

Megjithatë, deri tek ky hap duket që ka kohë.

Se cilat janë proceduat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore tregon hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku.

Sipas Bugaqkut, janë vetëm dy raunde që mund të provohet të votohen kandidatët për kryeministër në Kuvendin e Kosovës.

E për të arritur në këto hapa, duhet fillimisht të përfundoj numërimi i votave.

Veton Mujaj nga Demokracia në Veprim thotë se nuk ka një afat të caktuar se sa mund të zgjasë numërimi i votave në komuna.

Dy ditë pas zgjedhjeve, në Qendrën Komunale të Numërimit ka filluar numërimi i votave për kandidatë për deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat