Anlistja Kamberi i reagon Petkoviçit për procesin zgjedhor

Aktuale

Anlistja Kamberi i reagon Petkoviçit për procesin zgjedhor

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 21:35
Ilustrim

Analistja Kaltrina Kamberi ka reaguar ndaj Petar Petkoviç, kryengociator serb lidhur me akuzat e tij për procesin zgjedhor në Kosovë. Kamberi ka ka shkruar në X se janë thjesht dezinformata, të krijuara për të destabilizuar dhe minuar demokracinë në rajon.

“Duke akuzuar KQZ-në (Komisionin Qendror të Zgjedhjeve) për bllokimin e votave serbe, ata po mbështesin hapur regjimin e korruptuar të dhe rolin e tyre në promovimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo ka thënë se ky është një shembull tjetër i ndërhyrjes së vazhdueshme të Rusisë dhe viktimizimit të zakonshëm të serbëve.

“Të mos harrojmë, KQZ-ja kishte probleme në të gjithë sistemin e saj. Nuk bëhej fjalë vetëm për votat serbe apo partitë serbe, por për të gjitha votat pa përjashtim. Tashmë prokurori është duke e hetuar këtë çështje”, ka shkruar ajo.

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. Ky proces zgjedhor është konsideruar demokratik dhe i qetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat