Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputet

Aktuale

Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputet

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 21:39
Ilustrim

Për disa orë u ndalua numërimi i votave.

Në ambientet e sallës “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputet.

Krahas numërimit të pjesës së fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për kandidatët për deputetë, gjatë këtij procesi do të verifikohen edhe votat e subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të pjesës së fletëvotimit ku votuesit kanë votuar për subjektet politike.

Krahas numërimit që po zhvillohet në Prishtinë, procesi i numërimit të votave ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat