Ish deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, shkruan "Bota sot".
Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka bërë të qartë se "LDK ka zot shtëpie"
Postimi i plotë:
Paramendoni, PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, e VV e merr seriozisht, sepse është mësuar të qeverisë nga WhatsAppi.
Nuk e di me kë jeni mësuar ju, por LDK ka zot shtëpie! E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi!
Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë - deri në fitoren e madhe!
Dritë do të ketë një ditë në Kosovë!
Të tjerëve - punë të mbarë në negociata tavolinash.