Probleme teknike në procesin e numërimit të votave për deputetë në Prishtinë

Aktuale

Probleme teknike në procesin e numërimit të votave për deputetë në Prishtinë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 22:22
Probleme teknike në procesin e numërimit të votave

Aktualisht (rreth orës 22:00) ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike.

Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se sot pasdite ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh. Ndërsa për komunat tjera të Kosovës, ai ka theksuar se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe numërimi pritet të nisë nga dita e nesërme (e mërkurë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat