Në “1 Tetori” po vazhdon numërimi i votave për deputetë

Aktuale

Në “1 Tetori” po vazhdon numërimi i votave për deputetë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, përkatësisht në sallën “1 Tetori”, po zhvillohet procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Ky proces po vëzhgohet nga vëzhguesit e të gjitha subjekteve politike, por edhe nën vëzhgimin e kamerave, ku janë 10 vende të numërimit.

Ajo tha se numërimi ka filluar tre orë me vonë pas problemeve me sistemin që ka rënë disa herë, ashtu siç ndodhi edhe pak minutave.

:Sa ishim ne këtu duke pritur, sistemi ra edhe një herë dhe gjatë kësaj kohe. Por, aktualisht sistemi është në rregull dhe po vazhdon numërimi. Procesi i numërimit po bëhet edhe në Obiliq, Lipjan dhe në Partesh”, tha Hoda.

Gjatë ditës është regjistruar edhe një incident ku dy vëzhgues, një nga VV-ja dhe tjetri nga LDK-ja kanë pasur një përplasje mes vete, ku kanë ndërhyrë edhe policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat