Dushi i LDK-së kërkon ndihmën e shtetit ndaj KQZ-së: Pushteti ka dorë…!

Aktuale

Dushi i LDK-së kërkon ndihmën e shtetit ndaj KQZ-së: Pushteti ka dorë…!

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:20
Florian Dushi

Florian Dushi nga LDK ka kërkuar nga institucionet shtetëtore që t’i dalin ndihmë KQZ-së për përmbylljen e procesit.

Ish-anëtari i LDK-së në KQZ ka thënë se qetësia e pushtetit në fushatën zgjedhore tregon se VV ka dorë në manipulimet brenda KQZ-së.

“Sulmet e partisë shtet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ndaj KQZ dhe proceseve që po zhvillohen aty, po e cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në “aktivitete” tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor – prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së.

Institucionet përkatëse shtetërore duhet t’i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë
” shkruan Dushi në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat