PDK dhe LDK luanin me postet kryesore/ Deputeti i LVV-së i paralajmëron: Qeveria Kurti 3 po vjen…

Aktuale

PDK dhe LDK luanin me postet kryesore/ Deputeti i LVV-së i paralajmëron: Qeveria Kurti 3 po vjen…

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:29
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se PDK dhe LDK po përpiqen të vendosin njerëzit e tyre në pozita kyçe.

PDK-ja i ktheu drejtorët e policisë në deputetë, ndërsa LDK-ja bëri zëvendësministrat e saj kryeprokurorë.

Tash, ata po kërkojnë të emërojnë kryetarët e Gjykatës Kushtetuese ministra, një veprim që tregon qartë se kapja e institucioneve ka qenë dhe mbetet një mjet kryesor për arritjen e interesave partiake, duke i lënë mënjanë parimet e pavarësisë dhe shtetit të së drejtës. Një paralajmërim për Qeverinë Kurti 3 që po vjen.

Postimi i plotë:

Kapësat zanatin nuk e harrojnë, bashkë me sekserat e tyre!

PDK-ja drejtorët e policisë i bëri deputetë, LDK-ja zëvendësministrat e vet i bëri Kryeprokurorë, tash po kërkon që kryetarët e Gjykatës Kushtetuese t’i emërojë ministra.

Kjo tregon se si ka funksionuar Gjykata Kushtetuese. Kapja e institucioneve ka qenë dhe mbetet mjeti kryesor i atyre që për pushtet shkëmbejnë pavarësinë e shtetit me interesa partiake.

Qeveria Kurti 3 po vjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat